ASH: Dje pushteti tentoi të manipulojë me opinionin

ASH: Dje pushteti tentoi të manipulojë me opinionin

Dje, pushteti tentoi të manipulojë opinionin duke akuzuar Aleancën për Shqiptarët se po bllokon ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë, vetëm pse kërkuam fjalë procedural, thuhet në reagimin e Aleanncës për Shqiptarët.

MARKETING

Shik.mk

Kjo parti kritikon ndaj deputeten e VLEN-it se ka bërë të njëjtën gjë me kërkimin e procedurales në momentin kur marrëveshja ishte në rend dite për t’u diskutuar.

‘’Sot, kur e njëjta marrëveshje ishte në rend dite, deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, kërkoi vetë fjalë procedural. Kur e bëjmë ne, qenka bllokim. Kur e bëjnë ata, qenka procedurë parlamentare’’, thekson Ash.

Sipas Ash-së kaq mjafton për të demaskuar, siç thotë kjo parti hipokrizinë, manipulimet dhe standardet e dyfishta të VLEN-it.

MARKETING