Përfaqësuesi i Listës së Studentëve në Serbi: Do të ndërpresim tregtinë e armëve me Izraelin

Përfaqësuesi i Listës së Studentëve në Serbi: Do të ndërpresim tregtinë e armëve me Izraelin

Përfaqësuesi i Listës së Studentëve që fitoi zgjedhjet në Serbi, Filip Uboviq, deklaroi se programi i lëvizjes parashikon ndërprerjen e tregtisë së armëve me Izraelin dhe ndalimin e projektit për ndërtimin e një fabrike izraelite të mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) në vend, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Uboviq, një nga figurat kryesore të lëvizjes studentore, iu përgjigj pyetjes lidhur me qëndrimin e pushtetit të ri ndaj Izraelit gjatë një interviste në podkastin e gazetarit britanik Aaron Bastani.

“Ajo që po ndodh atje është një njollë për njerëzimin dhe kjo është vërtet e trishtueshme. Në programin tonë shkruhet se do ta ndërpresim tregtinë e armëve me Izraelin”, u shpreh ai.

Duke pretenduar se ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i afërt me izraelitët, Uboviq tha se ndërtimi i një fabrike të dronëve nga izraelitët në Serbi është një situatë “e paprecedentë” dhe se kjo duhet të ndalet.

Vuçiq kishte përuruar në shtator fabrikën ku do të bëhet montimi i dronëve izraelitë.

MARKETING