Liga e Kombeve, Shqipëria fiton ndeshjen ndaj Finlandës
Shqipëria ka fituar ndeshjen ndaj Finlandës, ndeshje e zhvilluar në kuadër të UEFA Ligës së Kombeve, raporton Anadolu.
Ndeshja Shqipëri-Finlandë, e luajtur në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë ka përfunduar me rezultatin 2-0.
Për ekipin kuqezi golat u shënuan nga Muçi në minutën e 35-të dhe Manaj në minutën e 50-të.
Shqipëria është në në grupin C1, së bashku me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.
Ndeshja e radhës e Shqipërsë në këtë grup është ndaj Bjellorusisë më 15 nëntor në Hungari.

