(VIDEO) Edhe Prokurorja Vasileva ndjek zhvillimet në Alta Banka
Edhe prokurorja e sapozgjedhur e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Iskra Haxhi Vasileva po i ndjekë me vëmendje zhvillimet me Alta Bankën. Mirëpo në këtë moment tha se do të ishte e papërshtatshme që të thoshte nëse ka një qëndrim prokurorial për këtë çështje, sepse siç theksoi duhet të shohë materiale specifike dhe të mos mbështetet vetëm në atë që thuhet publikisht ose në atë që del nga artikujt gazetaresk.
Iskra Haxhi Vasileva, prokurore e Krimit dhe Korrupsionit
“Në qoftë se kemi gjurmë ose baza më serioze, për të cilat hulumtimet gazetareske na ndihmojnë dhe janë të rëndësishme për ne, kuptohet se gjithë këto tema ndiqen me kujdes dhe na detyrojnë që pas zërave në opinion të fillojmë të marrim masa. Por, për të pasur qëndrim prokurorial, duhet të keni diçka para vetes. Për momentin këto janë zhvillime të cilat si organ i përdjekjes penale, po i ndjekim”.
Ndërkaq, duke ju referuar faktit që ajo vjen në krye të kësaj Prokurorie në kohën kur Komisioni Evropian nuk ka notuar progres në luftën kundër korrupsionit, prokrurorja Haxhi Vasileva u shpreh se është e vetëdijshme për përgjegjësinë e pozicionit të saj.
Iskra Haxhi Vasileva, prokurore e Krimit dhe Korrupsionit
“Do të mundohemi që të sigurojmë ndjekje penale më efikase dhe më vendimtare në rastet ku nevoja është më e madhe, nëse mund të shprehem kështu, veçanërisht në ato raste që vërtetë prekin interesin publik dhe që kanë rëndësi për të gjithë ne, qytetarët e shoqërinë në tërësi”.
Shefja e re e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Iskra Haxhi Vasileva dha deklaratë solemne para Këshillit të Prokurorëve Publik për marrjen zyrtare të funksionit. Ajo tha se i ka përcaktuar tashmë prioritetet dhe se e njeh mirë situatën në fushën që mbulon Prokuroria. Sipas saj, burimet në dispozicion janë të kufizuara në disa aspekte. Për këtë arsye, ajo synon të sigurojë burime shtesë, ndërsa ato ekzistuese të përdoren sa më me efikasitet për të arritur rezultate më të suksesshme.
Emine Ismaili /SHENJA/

