(VIDEO) 26 mijë denarë për një muaj, dokumentari që flet mbi luftën për mbijetesë në RMV
26 mijë denarë për një muaj. Shuma me të cilën shumë punëtorë në Maqedoninë e Veriut duhet të sigurojnë ushqimin, të paguajnë faturat dhe të mbulojnë nevojat elementare të jetesës. Një realitet që për shumëkënd nuk është zgjedhje, por mbijetesë. Për ta pasqyruar këtë realitet, Lidhja e sindikatave të RMV-së në bashkëpunim me median digjitale “Vidi vaka” promovuan filmin dokumentar të titulluar “Deri në të parin” film në të cilin deputetja Monika Zajakova kishte pranuar sfidën e të jetuarit vetëm 7 ditë me pagë minimale. Kryetari I LSM-së Sllobodan Trendafilov tha se mesazhi i cili përcillet nga dokumentari është se Zajakova e cila jeton e vetme dhe nuk ka fëmijë për 7 ditë duke minimizuar shpenzimet, duke paguar faturat dhe duke blerë vetëm disa nga ushqimet kryesore, në ditën e 7 mbeti me duar bosh, pasi që i kishte përfunduar i tërë buxheti. Ai tha se ftesë për të parë filmin u kshin dërguar të gjithë deputetëve por duke e ditur temën e trajtuar asnjëri nga deputetët nuk iu kishte përgjigjur ftesës.
SINKRON: SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LSM-SË
“Duam tu tregojmë deputetëve, pikërisht atyre deputetëve të cilëve u dorëzuam iniciativë për rritjen e pagës minimale dhe nuk e pranuan, pastaj u dorëzuam iniciativë që ti ulin pagat e tyre në nivelin e pagës minimale, por as atë iniciativë nuk e pranuan, se sa e vështirë është të jetohet me pagë minimale. Duam tu tregojmë se njerëzit përballen çdo ditë me presione nga anëtarët e familjeve të tyre, sepse nuk mund të sjellin në shtëpi atë që është më e domosdoshme, atë që na nevojitet për të pasur një jetë sadopak dinjitoze. 50 % e 540.000 punëtorëve në vend jetojnë me pagë nën 600 euro, ndërsa një e treta e 540.000 punëtorëve jetojnë nën pragun e varfërisë prej 31.200 denarësh”.
Hristina Gjorgjievska, Ilievska nga mediumi digjital “Vidi vaka” tha se jetesa e vështirë e qytetarëve të cilët për çdo ditë ballafaqohen me kriza financiare për ti mbuluar shpenzimet e tyre elementare është arsyeja kryesore e dokumentarit.
SINKRON: HRISTINA GJORGJIEVSKA, ILIEVSKA, KRYEREDAKTORE E“SHIKO, KËSHTU”
“Vendosëm që ta ftonim një deputete e cila do të jetonte si mijëra qytetarë të vendit me page minimale, ajo është deputetja Monika Zajakova e cila u pajtua që për 7 ditë ti përjetojë të gjitha problemet dhe sfidat që shumë qytetarër I kalojnë për çdo ditë” Pjesa më e vështirë ishte të gjenim se cili nga deputetët do të pranonte një sfidë të tillë, të futej nën lëkurën e punëtorëve dhe të jetojë vetëm 7 ditë me page minimale, prandaj e kemi titulluar edhe dokumentarin” deri të parin” sepse disa njerëz të parin e presin të jetojnë, ndërsa disa të tjerë vetëm të mbijetojnë”.
Sipas Trendafilovit nëse shtatë ditë ishin të mjaftueshme për ta dëshmuar pamundësinë për të jetuar me pagë minimale, imagjinoni çfarë do të thotë kjo për familjet që duhet të mbijetojnë një muaj të tërë me të njëjtat të ardhura. “Ndërsa qytetarët bëjnë llogari se cilën nevojë ta sakrifikojnë të radhës, pushteti vazhdon të qëndrojë larg këtij realiteti. Një kontrast i hidhur mes punëtorëve që luftojnë për të kaluar muajin dhe funksionarëve që gëzojnë paga e privilegje të financuara pikërisht nga taksat e këtyre qytetarëve” përfundoi Trendafilov.
Ndërkaq për të pasqyruar mirë realitetin se me page të tillë minimale as nuk mbijetohet, Filmi dokumentar filloi me deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, I cili vitin e kaluar përderisa njoftonte për shportën konsumatore që përgatiste aso kohe qeveria, kishte deklaruar se në shportën minimale nuk duhej futur pemët jashtë sezone, kafet në kanaqe dhe disa ushqime, të tjera që për kryeministrin ishin ushqime luksoze.
Medina Ajeti Ali/SHENJA/

