(VIDEO) Hetime për zhvatje dhe pastrim parash në Kumanovë

(VIDEO) Hetime për zhvatje dhe pastrim parash në Kumanovë

Një aksion i madh policor është zhvilluar sot në Kumanovë, ku janë kryer bastisje në shumë lokacione në kuadër të një  hetimi ndaj një grupi të dyshuar për zhvatje dhe pastrim parash. Nga MPB thanë se aksioni zhvillohet në kordinim me prokurorin publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

MARKETING

Shik.mk

MPB

“Policët nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimit të Rëndë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kryer bastisje në koordinim me prokurorin publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në lidhje me veprat penale: “zhvatje”, “pastrim parash” dhe të ardhurash të tjera nga vepra penale dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Nga Prokuroria themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion deklaruan se pritet të gjenden prova që lidhen me veprat penale që janë objekt i hetimit.

PROKURORIA  

“Në bazë të urdhrave të siguruar nga Prokuroria Publike kompetente, ka kryer disa bastisje me qëllim mbledhjen e provave lidhur me veprat penale: “zhvatje”, “pastrim parash” dhe të ardhurash të tjera nga vepra penale.

Sipas informacioneve fillestare grupi përdorte dhunë, kërcënime dhe shantazhe për të zhvatur para, ndërsa merrej edhe me fajde dhe pastrim parash të përfituara nga aktivitete kriminale. Në kuadër të aksionit, përveç disa lokacioneve të lidhura me të dyshuarit, organet hetimore kanë kryer kontrolle edhe në një zyrë noteriale dhe në një këmbimore, për shkak të lidhjeve të mundshme me aktivitetet që janë objekt i hetimit. Jozyrtarisht, gjatë bastisjeve të deritanishme janë gjetur shuma parash, automjete dhe dokumentacion. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING