Aksion i madh policor në Kumanovë, arrestime dhe bastisje për zhvatje e pastrim parash

Aksion i madh policor në Kumanovë, arrestime dhe bastisje për zhvatje e pastrim parash

Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar që nga orët e mëngjesit në Kumanovë, me qëllim të shkatërrimit të një grupi të organizuar kriminal. Gjatë aksionit po kryhen arrestime të personave të dyshuar dhe bastisje në disa lokacione.
Aksioni po zhvillohet në koordinim mes Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Nga Prokuroria bëjnë të ditur se bastisjet po realizohen me urdhër të prokurorisë kompetente, me qëllim të sigurimit të provave lidhur me veprat penale “zhvatje”, “pastrim parash dhe të ardhurash të tjera nga vepra penale” dhe “punë e pandërgjegjshme në shërbim”.
“Prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit koordinon veprimet e zyrtarëve policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë MPB-së. Në bazë të urdhrave të siguruar nga prokuroria kompetente, po kryhen disa bastisje për sigurimin e provave lidhur me veprat penale ‘zhvatje’, ‘pastrim parash dhe të ardhurash të tjera nga vepra penale’ dhe ‘punë e pandërgjegjshme në shërbim’. Pas përfundimit të plotë të aksionit, do ta informojmë publikun në mënyrë përkatëse”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Edhe Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se aksioni është në zhvillim, duke paralajmëruar se më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të tij.
Deri më tani, institucionet nuk kanë dhënë detaje për numrin e personave të arrestuar apo identitetin e tyre.

MARKETING