Publikonte seriale të plota në Facebook pa leje, 46-vjeçari nga Shkupi përfundon në kallëzim penal

Publikonte seriale të plota në Facebook pa leje, 46-vjeçari nga Shkupi përfundon në kallëzim penal

Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj një 46-vjeçari nga Shkupi, me inicialet J.K., nën dyshimin për shkelje të të drejtave të autorit dhe pirateri të veprave audiovizuale.

MARKETING

Shik.mk

Sipas njoftimit të MPB-së, i dyshuari gjatë vitit 2024, në cilësinë e administratorit të një faqeje në Facebook, kishte publikuar pa autorizim episode të një seriali televiziv, të drejtat ekskluzive të të cilit i ishin dhënë vetëm një televizioni përmes një kontrate paraprake.

Sipas kallëzimit të dorëzuar nga televizioni në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, 46-vjeçari kishte publikuar përmes profilit të tij në Facebook, krahas serialeve, filmave dhe dokumentarëve të tjerë, edhe episode për të cilat nuk posedonte të drejta autoriale.

Me urdhër të Prokurorisë, Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale zhvilloi hetime, gjatë të cilave i dyshuari u thirr në bisedë informative dhe iu sekuestrua përkohësisht një pajisje elektronike në pronësi të tij.

Pas analizës forenzike të pajisjes, policia konfirmoi pretendimet e paraqitura në kallëzimin e televizionit, si dhe deklaratën e dhënë nga i dyshuari gjatë bisedës informative.

MARKETING