VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në për interesa biznesore në rastin e Alta Bankës

VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në për interesa biznesore në rastin e Alta Bankës

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, ka drejtuar akuza të reja ndaj LSDM-së dhe liderit të saj, Venko Filipçe, lidhur me rastin e Alta Bankës, duke pretenduar se qëndrimet dhe reagimet publike të opozitës kanë prapavijë interesa të caktuara biznesore, të lidhura me persona të afërt me LSDM-në dhe familjen Zaev.

MARKETING

Shik.mk

Nga VMRO-DPMNE vlerësojnë se LSDM prej muajsh po e politizon çështjen e Alta Bankës, me qëllim, siç pretendojnë, të krijojë pasiguri te qytetarët dhe të dëmtojë reputacionin dhe pozitën e bankës në treg.

Sipas partisë në pushtet, presionet ndaj Bankës Popullore dhe Alta Bankës synojnë të krijojnë kushte që kjo e fundit të merret me çmim më të ulët nga qarqe biznesore të afërta me Venko Filipçen dhe familjen Zaev. Si mbështetje për këto pretendime, VMRO-DPMNE i referohet edhe deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Aleksandar Dimitrijeviq, lidhur me pagesën e pensioneve për klientët e Alta Bankës.

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë opozitën për përhapje të panikut te qytetarët dhe për keqpërdorim politik të kësaj çështjeje, duke pretenduar se pas reagimeve publike fshihen interesa private ekonomike.

Ndërkohë, nga partia në pushtet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos shqetësohen për pagesën e pagave dhe pensioneve, duke siguruar se ato do të vazhdojnë të paguhen rregullisht edhe gjatë qeverisjes së udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski.

MARKETING