Arrestohet një 27-vjeçar në Prilep, gjatë bastisjes policia i gjen dhe konfiskon marihuanë

Arrestohet një 27-vjeçar në Prilep, gjatë bastisjes policia i gjen dhe konfiskon marihuanë

Më 3 nëntor 2026, nëpunës policorë të Njësisë për Punë të Brendshme (NJPB) në Prilep kanë privuar nga liria një 27-vjeçar me inicialet A.S., nga Prilepi.

MARKETING

Shik.mk

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij dhe në ambientet ndihmëse, policia ka gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të paraqitet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING