VLEN: Aleanca e Hotel Mariott po luan ruletin rus me drejtësinë

VLEN: Aleanca e Hotel Mariott po luan ruletin rus me drejtësinë

VLEN ka reaguar ashpër pas vendimeve për lirimin nga paraburgimi të ish-funksionarëve Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, duke kërkuar sqarime urgjente nga organet kompetente të drejtësisë.

MARKETING

Shik.mk

Në reagimin e saj, VLEN e cilëson këtë zhvillim si shqetësues për besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Sipas partisë, veçanërisht ngre pikëpyetje lirimi i ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, me garanci pasurore prej 1.2 milionë eurosh.

VLEN kërkon që prokuroria dhe organet gjyqësore të japin shpjegime publike lidhur me arsyet dhe rrethanat që çuan në këto vendime, duke ngritur njëkohësisht pikëpyetje për ndikimet e mundshme politike dhe institucionale në sistemin e drejtësisë.

VLEN paralajmëron se do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat institucionalë për të kërkuar zbardhjen e rastit dhe përgjegjësi për të gjithë ata që kanë pasur rol në këto procese.

Në fund, Partia VLEN u bën thirrje edhe faktorit ndërkombëtar dhe ambasadave të huaja që ta ndjekin nga afër procesin, duke theksuar se transparenca dhe sundimi i ligjit duhet të garantohen për të gjithë qytetarët.

“Grubi dhe Bajrami nuk mund të jenë mbi ligjin. Përgjegjësia s’duhet t’i shmanget askujt”, thuhet në reagimin e VLEN.

MARKETING