ALTA Banka mbyll të gjitha degët bankare për klientët

ALTA Banka mbyll të gjitha degët bankare për klientët

Alta Banka në Manastir ka njoftuar se nga sot ndërpret përkohësisht shërbimet në degët e saj, deri në një njoftim të radhës. Ndërkohë, mbetet në fuqi edhe kufizimi për përdorimin e mjeteve përmes kartelave bankare, me një limit prej 10.000 denarësh në javë.

MARKETING

Shik.mk

Nga banka bëjnë të ditur se këto masa janë parandaluese dhe kanë për qëllim mbrojtjen e mjeteve dhe interesave të klientëve. Megjithatë, ende nuk ka një informacion se kur degët do të rihapen.

Ndërkohë, pas vendosjes së administrimit të përkohshëm nga Banka Popullore, guvernatori Trajko Sllaveski u ka bërë thirrje qytetarëve dhe kompanive që kanë kredi në Alta Banka AD Manastir që të vazhdojnë t’i përmbushin me kohë detyrimet e tyre financiare.

Sipas autoriteteve, masat synojnë mbrojtjen e pasurisë së bankës dhe interesave të depozituesve.

Vendosja e administrimit të përkohshëm nuk nënkupton ndërprerjen e detyrimeve kreditore. Banka vazhdon të funksionojë nën drejtimin e përkohshëm të personave të emëruar nga Banka Popullore.

MARKETING