MPB: Raundi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës përfundon pa incidente
Raundi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në Komunën e Bërvenicës është zhvilluar pa incidente dhe pa shkelje të rendit dhe qetësisë publike.
Kështu njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), duke bërë të ditur se gjatë gjithë ditës ka ndërmarrë masa dhe aktivitete brenda kompetencave të saj për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Sipas MPB-së, aktivitetet policore kishin për qëllim sigurimin e një procesi të qetë dhe të sigurt zgjedhor, mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve dhe ruajtjen e gjendjes së favorshme të sigurisë.
Ministria konfirmon se gjatë raundit të dytë nuk janë regjistruar incidente.

