(VIDEO) Telefonat “thikë me dy teha” për nxënësit

(VIDEO) Telefonat “thikë me dy teha” për nxënësit

Në kohën kur teknologjia po bëhet pjesë e arsimit, sfidë mbetet përdormi i saj në mënyrë të kontrolluar dhe në funksion të mësimit. Telefonat janë gjithnjë e më të pranishëm në përditshmërinë e nxënësve, edhe gjatë orëve mësimore. Përdorimi i tyre në klasë mund të ndihmojë në zhvillimin e orës mësimore, njëkohësisht mund të shpërqëndrojë vëmendjen dhe të ndikojë në përqendrimin e nxënësve. Pranvera Haxhijaha Xhaferi, profesoreshë e lëndës të informatikës, është shprehur se telefonat janë thikë me dy teha sepse nëse telefoni përdoret nga nxënësi si mjet i cili nuk ka funksion të mësimit atëherë nxënësi shpërqëndrohet.

MARKETING

Shik.mk

PRANVERA HAXHIJAHA XHAFERI-PROFESORESHË E INFORMATIKËS

“Nga përvoja ime që kam parë se deri sa telefoni është afër nxënësit qoftë ai të jetë i përmbysur ose të jetë në vibrim nxënësi ka impuls që t’i sheh notifikacionet të cilat paraqiten dhe kjo atë e shpërqëndron dhe koncentrimi i tij ndahet të sheh se cka ndodh  në telefon  apo të ndëgjonë rrjedhen e mësimit”.

Haxhijaha Xhaferi theksoi se me programet e reja mësimore, mënyra e zhvillimit të orëve në klasë ka ndryshuar, duke vendosur nxënësin në qendër të procesit mësimor. Ajo tha se përmes aktiviteteve të ndryshme dhe përdorimit të telefonit për qëllime edukative, nxënësit mund ta kuptojnë më lehtë mësimin.

PRANVERA HAXHIJAHA XHAFERI-PROFESORESHË E INFORMATIKËS

“Nxënësi momentalisht edhe nëse nuk e shikon ai e ka afër telefonin , ai i reziston impulsit që të shikon se cka ndodh atje në atë botën e telefonit prandaj po shpërqëndrohen nëse mësimdhënësi  nuk e aktivizon që ai ta përdor telefonin në funksion të mësimit. Ndihmon shumë nëse e përdorim atë si vegël në mësim mund të përdoret shumë në mënyrë shumë efikase”.

Profesoresha theksoi se kufizimi i përdorimit të telefonave në klasë mbetet sfidë, ndaj synimi është që nxënësit të vetëdijesohen për përdorimin e tyre vetëm për qëllime mësimore. Profesoresha bëri të ditur se autoriteti i profesorit nuk ka të njëjtin ndikim si më pare për nxënësit. Sipas saj, çelësi për të shmangur përdorimin e telefonit është angazhimi i vazhdueshëm i nxënësve gjatë orës mësimore, përmes aktiviteteve të ndryshme, në mënyrë që ata të jenë të përqendruar te mësimi dhe jo te telefoni.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

 

MARKETING