Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia është e gatshme për luftë, por nuk dëshiron një konflikt me Evropën, duke paralajmëruar se nëse situata përshkallëzohet, nuk do të ketë fitues.

MARKETING

Shik.mk

Duke komentuar diskutimet në Evropë për përgatitjet ushtarake dhe mundësinë e një lufte deri në vitin 2030, ai tha se Moska nuk synon të nisë një konflikt me vendet evropiane.

“Para së gjithash, ne jemi të gatshëm, por nuk duam asnjë luftë me Evropën. Nëse duan të përgatiten, le të përgatiten”, deklaroi diktatori rus.

Ai paralajmëroi se një përshkallëzim i mëtejshëm mund të ketë pasoja të rënda për të gjitha palët.

“Nëse gjërat shkojnë shumë larg, nuk do të ketë fare fitues. Askush të mos e harrojë këtë”, tha 74-vjeçari.

Deklaratat e Putinit vijnë në një kohë kur në Evropë po shtohen diskutimet për forcimin e mbrojtjes dhe gatishmërinë ushtarake, në sfondin e tensioneve të vazhdueshme me Rusinë.

MARKETING