Përfundoi autopsia e dy viktimave në Gjorçe Petrov dhe Hrom të Shkupit, hetohen rolet e katër të dyshuarve për vjedhje

Përfundoi autopsia e dy viktimave në Gjorçe Petrov dhe Hrom të Shkupit, hetohen rolet e katër të dyshuarve për vjedhje

Autopsia e dy banorëve të lagjeve të Shkupit Hrom dhe Gjorçe Petrov ka përfunduar. Rezultatet pritet t’i dërgohen Prokurorisë pas analizave shtesë.

MARKETING

Shik.mk

Hetimi vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe analizimin e provave të mbledhura.

Hetuesit po verifikojnë nëse katër të dyshuarit kishin role të ndara gjatë grabitjeve, si u zhvilluan sulmet dhe çfarë roli pati secili në ngjarje.

Po shqyrtohen edhe sendet e sekuestruara nga shtëpitë e viktimave, me qëllim që të sqarohen të gjitha rrethanat e lidhura me të dy rastet.

Katër të dyshuarit u arrestuan më 27 tetor. Ata dyshohen për dy vepra penale të grabitjes me pasojë vdekjen, të kryera në lagjen Hrom të Shkupit më 22 tetor dhe në Gjorçe Petrovi më 27 tetor.

Sipas informacioneve, afati fillestar i ndalimit prej 48 orësh përfundon të premten. Prokuroria mund të kërkojë sërish ndalim afatshkurtër, nëse plotësohen kushtet ligjore.

MARKETING