Erdogan dhe Trump diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, gjatë një bisede telefonike të mërkurën, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, transmeton Anadolu.
Erdogan i ka thënë Trumpit se Aleanca e Mbrojtjes së Përbashkët e Mekës po i ndjek nga afër zhvillimet në Ngushticën e Hormuzit dhe në Jemen, thuhet në një deklaratë të drejtorisë.
Ai ka thënë se Turqia kërkon zgjidhje diplomatike për zhvillimet në Ngushticën e Hormuzit dhe në Jemen.
Sipas deklaratës, presidenti turk ka rikonfirmuar angazhimin e Ankarasë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Washingtonin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Erdogan ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e Turqisë për të mbështetur përpjekjet për rifillimin e negociatave diplomatike mes Ukrainës dhe Rusisë dhe për t’i dhënë fund luftës, njoftoi drejtoria.
Gjatë bisedës, Trumpi e ka përgëzuar Erdoganin dhe popullin turk me rastin e Ditës së Republikës, thuhet në deklaratë.
Presidenti amerikan i ka uruar gjithashtu Turqisë suksese në organizimin e samitit të Organizatës së Shteteve Turke.

