Prokuroria e Pejës kërkon një muaj paraburgim për burrin e Arlinda Zekajt

Prokuroria e Pejës kërkon një muaj paraburgim për burrin e Arlinda Zekajt

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar një muaj paraburgim për burrin e Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj.

MARKETING

Shik.mk

Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se kreu veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Pra, ndonëse kishte vendim gjykate që të mos i afrohej tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj, ai dyshohet se jo vetëm që iu afrua, por edhe ushtroi dhunë.
“Sipas kërkesës, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026. Përkundër urdhrit të gjykatës që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës A.Z., duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Prokuroria tregoi se seanca për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Pejë.

MARKETING