Gati 59.000 shtëpi mbeten pa energji elektrike pas stuhive në Francë
Rreth 59.000 familje në perëndim të Francës kanë mbetur pa energji elektrike deri të dielën në mesditë, pas stuhive Austen dhe Boelo, raportoi BFMTV, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike Enedis tha se mes tyre janë 27.500 konsumatorë në Bretanjë dhe 14.700 në Normandi.
Kompania bëri të ditur se ekipet e saj janë angazhuar për të kryer punimet e riparimit.
Sipas kompanisë së furnizimit me energji elektrike, në kulmin e stuhisë rreth 288.600 familje mbetën pa energji elektrike.

