Araghchi: Presidentët e Iranit dhe Rusisë do të takohen në Moskë javën e ardhshme

Araghchi: Presidentët e Iranit dhe Rusisë do të takohen në Moskë javën e ardhshme

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Abbas Araghchi, ka bërë të ditur se presidenti iranian, Masoud Pezeshkian dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të zhvillojnë bisedime në Moskë javën e ardhshme, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Në një postim në rrjetet sociale, Araghchi tha se takimi i ardhshëm do të vijojë diskutimet e zhvilluara gjatë vizitës së kryediplomatit rus, Sergey Lavrov, në Teheran në fillim të kësaj jave.

“Javën e ardhshme, këto diskutime dhe konsultime do të vazhdojnë në Moskë, me pjesëmarrjen e presidentëve të të dy vendeve”, tha ai.

Araghchi tha se kapritur Lavrovin për diskutime të gjera mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet kryesore rajonale e ndërkombëtare.

Ai shtoi se bisedimet u përqendruan në zgjerimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik, zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe forcimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik mes Iranit dhe Rusisë.

Dy ministrat e jashtëm theksuan gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të konsultimeve për mbrojtjen e interesave të përbashkëta dhe promovimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.

Irani dhe Rusia nënshkruan një traktat gjithëpërfshirës të partneritetit strategjik në janar të vitit 2025, gjatë vizitës së presidentit Pezeshkian në Moskë, duke krijuar një kornizë për bashkëpunim më të ngushtë në disa sektorë.

Marrëveshja përfshin bashkëpunimin politik, ekonomik, të sigurisë, mbrojtjes, energjisë dhe transportit, duke pasqyruar përpjekjet e të dy vendeve për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe.

Moska dhe Teherani kanë mbajtur gjithashtu kontakte të rregullta diplomatike për zhvillimet rajonale, përfshirë tensionet në Lindjen e Mesme dhe negociatat lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, e cila filloi në fund të shkurtit, ende nuk ka përfunduar me një zgjidhje, pavarësisht armëpushimit dhe një memorandumi mirëkuptimi për finalizimin e marrëveshjes së paqes.

Një nga çështjet kryesore të pazgjidhura është lundrimi në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore jetike për transportin global të energjisë.

SHBA-ja dhe Izraeli thuhet se kanë hartuar plane për sulme të reja kundër Iranit pas zgjedhjeve afatmesme amerikane.

MARKETING