Melania Trump njofton marrëveshjen për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

Melania Trump njofton marrëveshjen për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka njoftuar një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës për vendosjen e një armëpushimi të përkohshëm në qytetin jugor ukrainas Oleshky, me qëllim mundësimin e dërgimit të ndihmave humanitare dhe evakuimin e civilëve që dëshirojnë të largohen, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Sipas Shtëpisë së Bardhë, armëpushimi lokal pritet të fillojë më 29 tetor.

“Situata në Oleshky është e rëndë. Oleshky është një qytet në vijën e frontit, në prag të katastrofës. Popullsia e mbetur në Oleshky përbëhet kryesisht nga banorë të moshuar, të cilët kanë nevojë urgjente për kujdes mjekësor, ilaçe, ushqim dhe ujë të pijshëm të pastër”, tha Trump në një deklaratë.

“Banorët e Oleshky-t kanë energji elektrike të kufizuar, jetojnë mes rrugëve të minuara dhe përballen me sulme të rregullta ushtarake. Ishte plotësisht e qartë se pa ndërhyrjen time, mundësia për të sjellë ndihma humanitare në qytet dhe për të evakuuar të moshuarit do të ishte e pamundur”, shtoi Zonja e Parë e SHBA-së.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Zonja e Parë dhe përfaqësuesi i saj kanë punuar drejtpërdrejt me udhëheqësit rusë dhe ukrainas për të përcaktuar kushtet e armëpushimit.

MARKETING