(VIDEO) Protestat në Tiranë, pedagogët i kërkojnë Begajt të shpërbëjë Kuvendin, tensione edhe mes deputetëve

(VIDEO) Protestat në Tiranë, pedagogët i kërkojnë Begajt të shpërbëjë Kuvendin, tensione edhe mes deputetëve

“Studentët nuk janë vetëm”, “Kur goditet studenti , goditet e ardhmja” , “Jemi me studentët”, “Mos prekni studentët”, ishin pankartat që mbajtën pedagogët, të cilët edhe sot iu bashkuan protestave studentore në Tiranë. Protestës së sotme i janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Mjekësisë

MARKETING

Shik.mk

Një prej pedagogeve, gjatë fjalës së saj, deklaroi se 1700 pedagogë kanë firmosur në mbështetje të kërkesave të studentëve, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie kujdestare. Ajo akuzoi gjithashtu qeverinë se po përpiqet të de legjitimojë protestën, duke i paraqitur pjesëmarrësit si huliganë, ndërkohë që, sipas saj, bëhet fjalë për qytetarë që kërkojnë rikthimin e besimit te vota e lirë.

Sinkron: Pedagoge 

“Jemi këtu të mbështesim kërkesat tuaja dhe qytetarëve që duan zgjidhje për krizën që po kalon vendi. E përsërisim, dorëheqjen e kryeministrit, krijimin e një qeverie kujdestare me mandat të qartë dhe garanci institucionale, për të përgatitur dhe garantuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe të besueshme. Pas kësaj, janë qytetarët që duhet të vendosin lirisht kush do ta qeverisë vendin”.

Ndërkohë, pedagogu Aleksandër Biberaj, i kërkoi presidentit të Shqipërisë, Bajram Begajt të shpërndajë Parlamentin, pasi sipas tij, ky institucion nuk përfaqëson më interesin e tyre.

Sinkron: Aleksandër Biberaj

“Këta janë deputetë pa karakter, pa dinjitet pa personalitet. Janë bërë miliarderë duke vjedhur pronat dhe pasuritë e shqiptarëve. Dhe nuk ka mision më fisnik se sa të shkrihet ky Parlament. I bëj thirrje edhe njëherë presidentit, nuk kam pikë besimi që o e shkrijë këtë parlament”.

Në rrjetet sociale dy ditët e fundit kanë qarkulluar lajme se, mësuesit e pedagogët që morën pjesë në protestë janë kërcënuar përmes mesazheve të dërguara në emër të policisë. Por, sipas shefi i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike, Albert Nushi i ka përgënjeshtruar këto informata, duke i cilësuar si përpjekje për të dëmtuar imazhin e institucionit dhe për të përhapur panik te qytetarët.

Sinkron: Albert Nushi, Policia e Shqipërisë

“Sqarojmë se këto mesazhe nuk janë dërguar nga Policia e Shtetit, por nga persona ende të paidentifikuar, me qëllim përhapjen e panikut dhe dëmtimin e besimit të qytetarëve te Policia. Sigurojmë mësuesit dhe pedagogët se e drejta për t’u tubuar paqësisht është një e drejtë kushtetuese dhe se Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor ta respektojë dhe garantojë atë”.

Tensione dhe përplasje fizike sot ka pasur edhe në Kuvendin e Shqipërisë mes deputetëve të shumicës dhe opozitës në seancën e së enjtes. Derisa kryeparlamenti lexonte me shpejtësi nenet dhe projektligjet për votim, shumica mbante në duar kartonët jeshilë, ndërsa opozita përmbysi karriget, bllokoi foltoren dhe më pas nisi të hidhte kartonë dhe shishe uji drejt karrigeve të PS-së. Përplasja fizike ndodhi mes deputetit të PD-së, Fidel Kreka, dhe ish-ministrit Ervin Hoxha. Mes kaosit, kryeparlamentari ia doli të drejtonte këtë seancë dhe të kalonte për votim të gjitha pikat./SHENJA/

MARKETING