(VIDEO) Ademi: Pse për tatime jemi të barabartë, ndërsa për provimin shqip jo

(VIDEO) Ademi: Pse për tatime jemi të barabartë, ndërsa për provimin shqip jo

Ndonëse ka përmisim në  propozimin  e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, në lidhje për provimin e Jurisprodencës, studentët përsëri nuk pajtohen plotësishtë. Këtë e deklaroi nga studioja e Televizionit Shenja, në emision “IMPAKT”,  përfaqësuesi i Lëvizjes Studentore, Mevlan Ademi. Ai tha se, edhe pse propozimi i ministrit është një rritje nga ajo që ministri paraprak Fillkov e propozonte, por metodologjia se si do të arrihet ajo,  Ademi tha , është ajo që bien ndesh.

MARKETING

Shik.mk

SINKRON: MEVLAN ADEMI, PËRFAQËSUES I LËVIZJES STUDENTORE

“Këto zgjidhje që i japim ne, nuk janë të tonat, këto zgjidhje janë të ministrit në kohën kur ka qen profesor. Ishte ministri i cili tha se studentëve shqiptar ju shkelet e drejta kushtetuese dhe ligjore, ishte ministri ai që tha që ministri Filkov mund ta zgjidhë këtë vetëm me një akt nënligjor, vetëm me ndryshimin e një dispozite dhe sot ne kërkuam, ja përsëritem fjalët , z. Shasivari, ju i keni thënë këta, atëher e analizonte problemin, tani e analizon zgjidhjen e problemit”.

Ademi madje u shpreh i prerë, duke thënë  se nuk mund të pranojë që studentët shqiptarë të testohen në një gjuhë tjetër nga ajo në të cilën kanë ndjekur arsimin. Ai tha se për shkak të gjuhës, studentët shqiptar ngurojnë ta paraqesin provimin e jurisprudencës

SINKRON:MEVLAN ADEMI, PËRFAQËSUES I LËVIZJES STUDENTORE 

 “Unë do të jem dakord ta jap në gjuhën maqedone, kur edhe studenti maqedonas që ka studiuar njëjtë si unë në gjuhën e tij maqedone ta jap në shqip provimin. Por atëherë tingëllon çuditshëm, tingëllon e pabazë kjo. Pse?! Sepse jemi dy popuj këtu, njëri popull është elitar dhe ne jemi klasa e dytë në Maqedoninë tonë. Nuk mund ta tolerojë unë këtë. Tani, a vlen kushtetuta vetëm për mua, kur duhet të paguaj tatime, taksa e kështu me radhë, kur duhet të paguajmë dënime, faturat e rrymës?! E kur vjen puna për të drejtat e mia, atëherë jam problem duhet t’i pyes ndërkombëtarët edhe njëherë”.

Nëse nuk zgjidhet çështja e provimit të jurisprodencës, që e njejta të mbahet 100 përqind në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, tha se si alternativë do ta kenë edhe protestën e radhës, por me shpresËëqë siç tha, mos t’ju krijojnë hapësirë që të frymëzohen nga kolegët e tyre nga Tirana.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING