Kamioni nga Bullgaria me 1.3 milion cigare kontrabandë kapet në Gjermani
Dogana gjermane ka sekuestruar rreth 1.3 milionë cigare të kontrabanduara, të cilat ishin fshehur në një kamion që po transportonte mallra nga Bullgaria drejt Gjermanisë.
Kamioni u ndalua më 13 tetor në një zonë pushimi përgjatë autostradës A3, pranë qytetit Rodgau, në landin e Hesenit. Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë përdorën një pajisje të madhe me rreze X, përmes së cilës identifikuan parregullsi në ngarkesën e automjetit.
Pas një kontrolli më të detajuar, ata zbuluan rreth 1.3 milionë cigare të markave të ndryshme, të cilat nuk kishin pullat përkatëse tatimore gjermane dhe po transportoheshin në kundërshtim me rregullat në fuqi, raportojnë mediat gjermane.
Sipas autoriteteve, kontrabanda ka shkaktuar një dëm tatimor prej më shumë se 270 mijë eurosh.
Shoferi i kamionit, një shtetas bullgar 51-vjeçar, u arrestua përkohësisht nën dyshimin për evazion fiskal. Pas marrjes në pyetje, ai u lirua me urdhër të prokurorisë përgjegjëse për rastin, ndërsa ndaj tij është nisur procedurë hetimore.