Gjykimi për rastin “Puls” vazhdon me marrjen në pyetje të ekspertit të mbrojtjes Ruseski, prindërit e viktimave kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë
Me pyetje shtesë dhe të kryqëzuara nga mbrojtja për ekspertin Petre Ruseski sot në sallën e gjyqit në Idrizovë, pranë Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku më 16 mars të vitit 2025 humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 të tjerë u lënduan.
Para fillimit të seancës së sotme, Aleksandar Naunov, prind i njërit prej fëmijëve të viktimave, në emër të familjeve shprehu mbështetje për Prokurorinë Publike edhe për mënyrën se si ajo veproi gjatë marrjes në pyetje të kryqëzuara të ekspertit të mbrojtjes, duke vlerësuar se në seancën e kaluar, përmes pyetjeve të saj u nxorën në pah kundërthënie serioze në dëshminë e tij.
Naunov theksoi se është e rëndësishme që pretendimet profesionale të bazohen në njohuri objektive dhe të verifkueshme, duke porositur se procedura gjyqësore nuk ka të bëjë vetëm me përcaktimin e përgjegjësisë juridike, por edhe me luftën për të vërtetën dhe drejtësinë për 63 viktimiat.
Zjarri në diskotekën “Puls” ndodhi gjatë koncertit të grupit DNK, më 16 mars 2025, kur humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 të tjerë u lënduan.
“Në një sallë gjyqi ku vendoset për përgjegjësinë për humbjen e jetëve njerëzore, nuk duhet të ketë vend për relativizimin e fakteve, për interpretimin selektiv të provave apo për përpjekjet që e vërteta paraqitet ndryshe nga ajo që ka ndodhur në të vërtetë. Prandaj, kjo qasje e prokurorisë meriton mbështetje, me pritjen që e njejta qëndrueshmëri, vendosmëri dhe profesionalizëm të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të tragjedisë. Por, pas të gjitha argumenteve juridike, ekspertizave, provave dhe seancave gjyqësore qëndron një dhimbje e pamatshme njerëzore. Qëndrojnë 63 jetë të shuara para kohe. 63 buzëqeshje që nuk do t’i shohim më kurrë, 63 ëndrra të parealizuara dhe të ardhme që u ndërprenë mizorisht”, deklaroi Naunov.
Në seancën e kaluar, Ruseski, i cli ka përgatitur ekspertizën ndërtimore për të akuzuarin e parë, Dejan Jovanov dhe dy të akuzuar të tjerë, mbeti në qëndrimin se, nga aspekti ndërtimor, objekti i ishte përgjigjur qëllimit për të cilin ishte destinuar dhe se punimet e kryera përbënin punime ndërtimore-zejtare.
Prokuroria, nga ana tjetër, ngriti pyetje lidhur me fushëveprimin e ekspertizës së tij, aspektet e sigurisë së objektit dhe angazhimet e tij të mëparshme profesionale.
Procesin gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Dijana Gruevska-Ilievska, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë.
Zjarri në diskotekën “Puls” ndodhi gjatë performancës së grupit DNK, më 16 mars 2025, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u lënduan.

