Hetim: Dështimet e qeverisë britanike mundësuan që COVID-19 të përhapej me shpejtësi në shtëpitë e kujdesit

Hetim: Dështimet e qeverisë britanike mundësuan që COVID-19 të përhapej me shpejtësi në shtëpitë e kujdesit

Dështimet e qeverisë gjatë pandemisë COVID-19 bënë që shtëpitë e kujdesit në Mbretërinë e Bashkuar të mos mbroheshin mjaftueshëm, duke lejuar përhapjen e shpejtë të virusit mes të moshuarve dhe personave të cenueshëm, sipas përfundimeve të hetimit publik të vendit për pandeminë, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Heather Hallett, kryetare e komisionit hetimor për COVID-19, tha se mosdhënia e udhëzimeve për izolimin e pacientëve të transferuar nga spitalet në shtëpitë e kujdesit ishte një “mangësi e konsiderueshme” që kontribuoi në përhapjen e virusit mes banorëve dhe stafit.

“I gjithë sektori i kujdesit social për të rriturit dukej sikur ishte menduar vetëm si çështje dytësore, ndërsa motoja ‘mbrojtja e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS)’ ndonjëherë bëhej në kurriz të përfituesve dhe ofruesve të kujdesit”, tha Hallett.

“Shtëpitë e kujdesit nuk morën mbrojtje të mjaftueshme pikërisht në kohën kur kishin më shumë nevojë për të. Këto dështime krijuan kushte në institucionet e kujdesit ku virusi mund të përhapej me shpejtësi të jashtëzakonshme”.

Hallett theksoi gjithashtu pasojat emocionale të kufizimeve që penguan vizitat në shtëpitë e kujdesit, duke thënë se ato shkaktuan “dëm të jashtëzakonshëm emocional” te banorët dhe i lanë ata të përjetonin “izolim të thellë dhe ndjenjën e braktisjes”.

“Gjëja më shqetësuese është se disa njerëz nuk u lejuan të qëndronin pranë të dashurve të tyre në çastet e fundit të jetës. Shumë prej tyre vazhdojnë të vuajnë nga një ndjenjë faji që nuk e meritojnë”, tha ajo.

Më shumë se 43.000 persona vdiqën nga COVID-19 në shtëpitë e kujdesit në Mbretërinë e Bashkuar nga marsi i vitit 2020 deri në korrik të vitit 2022, duke vënë në pah ndikimin shkatërrues të pandemisë në sektorin e kujdesit social për të rriturit në vend.

MARKETING