Kenza Fetai e mbyll me dy fitore Kampionatin Botëror

Kenza Fetai e mbyll me dy fitore Kampionatin Botëror

Karateistja e klubit “Shogun”, Kenza Fetai, ka përmbyllur me sukses paraqitjen e saj në Kampionatin Botëror të karatesë, të zhvilluar në Poloni, duke regjistruar dy fitore dhe duke dëshmuar potencialin e saj në arenën ndërkombëtare.

MARKETING

Shik.mk

Fetai që ishte pjesë e përfaqësues U21 të Maqedonisë së Veriut tregoi formë të shkëlqyer dhe karakter të fortë, duke arritur dy fitore të rëndësishme me pikë të mira në një prej skenave më të mëdha të karatesë botërore në kategorinë deri në 61kg.

Përtej rezultateve, kjo pjesëmarrje përbën një përvojë të vlefshme dhe një hap të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së sportistes shqiptare.

Me dy fitore në llogari, Kenza Fetai e mbyll këtë aventurë botërore me paraqitje pozitive, duke fituar përvojë të çmuar dhe duke hedhur një tjetër hap përpara në rrugëtimin e saj sportiv.

MARKETING