Protestuesit largojnë karriget e “dialogut” të vendosura nga Rama para Kryeministrisë
Protestuesit e mbledhur para kryeministrisë duket se kanë refuzuar thirrjen për dialog të kryeministrit Edi Rama pasi kanë hequr karriget e vendosur në mënyrë simbolike nga kryeministri para godinës së qeverisë.
Me thirrje ‘nuk ka dialog’ studentët e mbledhur para Kryeministrisë të shoqëruar edhe nga pedagogët e tyre ata kanë hequr karriget ndërsa refuzojnë çdo ftesë për t’u ulur në bisedime.
Para godinës së qeverisë ka qenë e pranishme Manjola Hasa drejtoreshë e MIA e cila është ofruar si kanal komunikim për dialog kryeministrin gjë që është refuzuar duke u shoqëruar me thirrjet: ‘dorëheqje’. /Euronews

