Parashikimi i motit
Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 17 deri në 24 gradë Celsius. Në Shkup parashikohet mot me diell dhe erë të dobët deri mesatare.
Nga e mërkura pasdite pritet shtim i vranësirave dhe mundësi për reshje lokale shiu, fillimisht në pjesët perëndimore. Në lugina, deri të enjten në mëngjes, mund të paraqiten mjegull dhe vranësira të ulëta.
Të enjten moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje shiu, të cilat në disa vende mund të jenë të rrëmbyeshme dhe më të dendura, të shoqëruara herë pas here me bubullima. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 4 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalet nga 17 deri në 23 gradë.
Reshje lokale priten edhe të premten. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 14 gradë në mëngjes dhe nga 13 deri në 21 gradë gjatë ditës.

