Arsimi dhe Tikveshi ndahen me barazim

Arsimi dhe Tikveshi ndahen me barazim

Arsimi dhe Tikveshi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1:1 në duelin e fundit të xhiros së 10-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Skuadra shqiptare avansoi e para në këtë takim me golin e Lorik Kaba Jakupit në minutën e 38-të, teksa mysafirët nga Kavadari në shtesat e pjesës së parë arritën të barazojnë me golin e futbollistit afrikan, Silla. Pjesa e dytë nuk prodhoi gola tjerë dhe ndeshja u mbyll me barazim 1:1 dhe me nga një pikë në konto për të dyja skuadrat. Arsimi vazhdon në pozitën e tetë me 10 pikë të grumbulluara, teksa Tikveshi renditet në vendin e katërt me 17 pikë. Me këtë sfidë është mbyllur edhe xhiroja e 10-të në elitë, teksa kampionati vazhdon të premten me ndeshjet e xhiros së 11-të në program.

MARKETING