Parashikimi i motit
Sot, të dielën, më 18 tetor, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperaturat minimale në vend do të lëvizin nga 0 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalet nga 12 deri në 23 gradë.
Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të fryjë nga veriu, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 21 gradë. Deri në mes të javës moti do të mbetet kryesisht me diell.
Të mërkurën pritet shtim i vranësirave, ndërsa të enjten dhe të premten moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu.

