(VIDEO) Aksion i madh policor në mbi 40 lokacione të vendit

(VIDEO) Aksion i madh policor në mbi 40 lokacione të vendit

Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në më shumë se 40 lokacione në të gjithë vendin, ndërsa kontrollet dhe bastisjet po zgjasin tashmë për të dytën ditë. Sipas informacioneve jozyrtare, deri më tani janë gjetur drogë, armë, para, hanxharë dhe sende të tjera për të cilat ekzistojnë dyshime se lidhen me vepra penale.

MARKETING

Shik.mk

Aktivitetet koordinohen nga Departamenti i Policisë Kriminalistike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me të gjithë sektorët e punëve të brendshme. Sipas informacioneve të para, bastisjet janë pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme për zbulimin dhe luftimin e kriminalitetit, me pjesëmarrjen e koordinuar të disa njësive organizative MPB-së.

Nga MPB kanë njoftuar se pas përfundimit të aksionit do të publikohen më shumë detaje rreth aktiviteteve të ndërmarra dhe rezultateve të veprimeve policore.

Ditën e djeshme si rezultat I bastisjeve në shumë lokacione 10 persona janë arrestuar ku edhe gjatë bastisjeve u gjetën dhe sekuestruan kokainë, marihuanë, substanca në formë pluhuri, armë, municion, para dhe sende të tjera.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING