Privohet nga liria një banor i Ohrit i cili mbante armë ilegalisht
MPB njoftoi se dje, në orën 09:00, nëpunës policorë të SPB Ohër e privuan nga liria Z.J. (48) nga Ohri.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë „zastava e kuqe”, e kalibrit 7,65 milimetra, fishekë dhe një pushkë e kalibrit 4,51 milimetra, të cilat i posedonte në mënyrë të paligjshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

