Arrestohet 22-vjeçari në Makedonski Brod, policia sekuestron marihuanë

Arrestohet 22-vjeçari në Makedonski Brod, policia sekuestron marihuanë

Policia ka ndaluar një 22-vjeçar nga Makedonski Brodi, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar lëndë dhe sende të dyshuara, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

MARKETING

Shik.mk

Sipas njoftimit të MPB-së, më 16 tetor 2026, në orën 17:05, zyrtarët policorë nga Departamenti i Policisë në Makedonski Brod kanë ndaluar S.V. (22), banor i këtij qyteti.

“Gjatë kontrollit të banesës së tij, të kryer në bazë të një urdhri të Gjykatës Themelore në Kërçovë, autoritetet gjetën dhe sekuestruan një lëndë në formë copash, marihuanë, një shishe me lëng, si dhe letra për mbështjelljen e cigareve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga ministria bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndërmerren veprimet e mëtejshme ligjore.

MARKETING