Kryediplomatët e vendeve të OIC-it takohen në Bagdad në sesionin e 52-të

Kryediplomatët e vendeve të OIC-it takohen në Bagdad në sesionin e 52-të

Sesioni i 52-të i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) ka nisur në kryeqytetin irakian Bagdad, raporton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Irakut, ambasadori Hassanein Kamil, tha se takimi filloi pasi të gjitha delegacionet pjesëmarrëse mbërritën në kryeqytet.

Dje, Ministria e Punëve të Jashtme e Irakut njoftoi se përgatitjet për takimin dyditor kishin përfunduar.

Gjatë takimit, Iraku pritet të marrë nga Turqia presidencën e radhës të OIC-it.

Takimi, i cili mbahet nën temën “Dialogu dhe solidariteti: Dy shtylla thelbësore për promovimin e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, pritet të trajtojë sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza, si dhe zhvillimet në zona të tjera të konfliktit në botën islame.

MARKETING