Trump mohon se ka urdhëruar ndërprerjen e qasjes së ushtrisë ukrainase në Starlink

Trump mohon se ka urdhëruar ndërprerjen e qasjes së ushtrisë ukrainase në Starlink

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mohuar se kishte urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të shërbimit Starlink për ushtrinë e Ukrainës, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

I pyetur nëse ai apo pronari miliarder i këtij shërbimi, Elon Musk, kishte vendosur të pezullonte qasjen, Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: “Nuk isha unë dhe nuk mendoj se ishte Elon”.

“Me sa kuptoj unë, gjithçka është njësoj siç ka qenë gjithmonë”, tha ai.

Më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se shërbimi Starlink nuk ishte ndërprerë plotësisht në Ukrainë, por kufizimet e shpejtësisë kishin kufizuar përdorimin e tij për disa qëllime ushtarake dhe humanitare.

Duke folur në margjinat e samitit të liderëve të BE-së në Bruksel, Zelenskyy tha se Kievi kishte marrë sinjale nga Shtëpia e Bardhë se shërbimi do të rikthehej plotësisht.

MARKETING