(VIDEO) Protestat në Shqipëri zgjerohen edhe në 10 qytete të tjera

(VIDEO) Protestat në Shqipëri zgjerohen edhe në 10 qytete të tjera

Edhe këtë të premte Tirana është zgjuar mes valës së protestave të të rinjve, të cilët po protestojnë kundër rritjes së kostove të arsimit dhe korrupsionit dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta po zhvillohen edhe në qytete të tjera të Shqipërsië si, Lezha, Shkodra, Burreli, Laçi, Elbasani, Korça, Vlora, Gjirokastra, Dibra, dhe Pogradeci. Të rinjtë, gjimnazistë dhe studentë, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar. Edhe në këto qytete, sikurse në Tiranë, protestat janë zhvilluar në një atmosferë të tensionuar.

MARKETING

Shik.mk

Në Lezhë ka pasur tensione mes protestuesve dhe Policisë, ku palët janë përplasur fizikisht dhe ka pasur të lënduar policë dhe një protestuese. Në drejtim të një gjimnazi janë hedhur gurë. Më pas, Policisë i është dhënë urdhër të tërhiqet dhe të shmangë përplasjet me të rinjtë.

Në Tiranë protestuesit janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit ku ka nisur përplasja me policinë.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama ka reaguar nga një prej kioskave të djegura në qendër të Tiranës, Rama përsëriti dhe njëherë, se kjo nuk është dorë e studentëve. Ai tha se, ata që fshihen pas këtij kaosi, po i rrezikojnë jetën të miturve, duke i maskuar e nxitur drejt dhunës e shkatërrimit.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

“Këta nuk janë studentët, as ata që marrin peng qytetin gjatë ditës nuk janë studentët, e as ata që në mbrëmje predikojnë lëvizjen, përpjekjen, revoltën studentore s’kanë të bëjnë me ju. Si mund të nxirren të miturit në rrugë, si mund të nxiten të miturit të vënë maska, të shkulin trotuarët që mirëmbahen përditë me taksat tuaja dhe të qëllojnë policinë. Si mund të rrezikohet jeta e të miturve duke u hedhur në rrugë për agjentë të tjerëkujt”.

Që nga 13 tetori, protestat e studentëve janë shoqëruar me përplasje me Policinë, djegie dhe dëmtime të pronës publike e private. Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për t’i shpërndarë turmat dhe për të vënë situatën nën kontroll. /SHENJA/

 

 

MARKETING