(VIDEO) Lehtësohet marrja e terapisë për sklerozën multiple
Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski ka nënshkruar memorandum për decentralizimin e terapisë për sklerozën multiple me Klinikën Universitare të Neurologjisë, Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmo” – Ohër, Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” dhe Spitalin Klinik të Shtipit. Klekovski në pres konferencën për media tha se qëllimi i kësaj iniciative është që t’u lehtësohet jeta e përditshme pacientëve me sklerozë multiple dhe t’u mundësohet qasja në trajtim më pranë vendbanimit të tyre.
SASHO KLEKOVSKI, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Kjo është një iniciativë të cilën e kemi pritur gjatë. Këto tre spitale tashmë i plotësojnë kushtet. Ato veçmë merren me zbatimin e terapisë biologjike, terapia me tableta është problem i vogël. Kapaciteti është i siguruar dhe ka plan për distribuim. Qytetarët e rajonit të Shkupit do të shkojnë tek “8 Shtatori “, Rajoni Lindor në Shtip dhe rajoni i Ohrit në Shën Erazmo”.
Klekovski tha se ky është hap i parë dhe theksoi se do të ketë edhe më shumë klinika të përfshira me qëllim që të mundësohet trajtim sa më të afërt për pacientët. Sipa autoriteteve mjekësore momentalisht në vend ka 2000 pacientë që vuajnë nga kjo sëmundje dhe nga ato 1800 pacientë pranojnë terapi.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/

