Pse nuk po publikohen incizimet kur Stoillkoviq ofendon deputetët shqiptarë? Përgjigjet Imeri

Pse nuk po publikohen incizimet kur Stoillkoviq ofendon deputetët shqiptarë? Përgjigjet Imeri

Saranda Imeri Stafai, në emisionin “Debat në Shenja”, ka folur për incidentin mes zëvendëskryeministrit Ivan Stoillkoviq dhe deputetëve shqiptarë në Kuvend, duke thënë se nuk i ka parë incizimet e ngjarjes dhe se nuk mund të japë një vlerësim të plotë për atë që ka ndodhur.

MARKETING

Shik.mk

E pyetur nëse VLEN-i ose Kuvendi po e mbrojnë reputacionin e Stoillkoviqit, përballë akuzave për ofendime ndaj deputetëve shqiptarë, Imeri Stafai tha se pyetja duhet të shtrohet edhe nëse Kuvendi po i mbron deputetët shqiptarë.

“Fatkeqësisht, atë ditë nuk kam qenë në Kuvend, kam qenë në udhëtim zyrtar dhe për incidentin kam mësuar nga mediat. Nuk mund të jap vlerësim, pasi nuk kam qenë aty. Por, me sa e di unë, provokimi ka qenë i dyanshëm”, deklaroi ajo.

Imeri Stafai tha se ishte solidarizuar me deputeten Pasholli, duke theksuar se solidaritetin e shpreh ndaj çdo gruaje. Megjithatë, ajo sqaroi se nuk ka kërkuar t’i shohë incizimet e incidentit dhe se nuk ndihet kompetente të flasë për detajet e ngjarjes pa i pasur të gjitha informacionet.

“Ka disa procedura që duhet të kalohen, prandaj nuk jam kompetente të flas”, u shpreh Imeri Stafai.

Gjatë debatit, ajo u pyet edhe nëse kishte biseduar me kryeparlamentarin Afrim Gashi për të kërkuar publikimin e pamjeve të incidentit. Deputetja u përgjigj se kjo pyetje duhet t’i drejtohet vetë Gashit.

E pyetur pse nuk e kishte diskutuar këtë çështje me kryeparlamentarin, Imeri Stafai tha se nuk kishin pasur rast, duke përmendur pushimet dhe agjendat e ngjeshura.

Stafai tha se nuk i kishte parë incizimet dhe nuk dha një qëndrim përfundimtar për atë që kishte ndodhur brenda Kuvendit.

MARKETING