(VIDEO) Mickoski: Sofja zyrtare po e përdor politikisht rastin
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se Iva Mihajllova është transferuar ilegalisht në Bullgari dhe ka demantuar informacionet se ajo dhe avokati i saj kanë kaluar kufirin përmes një pike kufitare zyrtare. Mickoski tha se Ministria e Brendshme është duke hetuar se si Mihajllova u largua nga vendi dhe theksoi se si ajo ashtu edhe babai i saj do të përballen me institucionet e vendit.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Është absolutisht e pavërtetë ajo që transmetuan mediat bullgare, se së bashku me avokatin e saj kanë kaluar nëpër një pikëkalim të rregullt kufitar dhe se janë pritur. Kjo është gënjeshtër. Së dyti, hera e fundit që kemi regjistruar, dhe është konfirmuar nga pala bullgare, është se avokati ka hyrë më 28 shtator, dhe ajo që ai pretendoi nuk është e vërtetë. Edhe pse ky është një person me një të kaluar të dyshimtë, dua që publiku t’i dijë këto gjëra,. Mund të konfirmoj gjithashtu se është transportuar ilegalisht në Bullgari. Ministria e Brendshme po heton dhe do të zbulojmë se si është transferuar”.
Mickoski duke folur për udhëheqjen politike të Bullgarisë, i kritikoi duke akuzuar se ata po e përdor rastin për të demonstruar pushtet politik dhe për të prishur marrëdhëniet fqinjësore.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Më vjen keq që lidershipi politik në Bullgari po përpiqet të tregojë forcë politike në këtë mënyrë dhe nuk e kupton dëmin që po i shkakton vetes në nivel ndërkombëtar. Është vendimi i tyre. Ata zgjodhën këtë politikë”.
Mickoski hodhi poshtë pretendimet për marrëveshje të dy qeverive për rastin e Mihajllovës dhe i bëri thirrje palës bullgare që të kthejë menjëherë Mihajllovën dhe babanë e saj.
Iva Mihajllova akuzohet për një aksident trafiku me pasoja fatale në tetor të vitit të kaluar, nga I cili një person ka humbur jetën. Pas ikjes së Mihajllovës, Gjykata Themelore në Koçan i ka përcaktuar 30 ditë paraburgim, ndërsa MPB ka lëshuar fletë-arrest qendror dhe ndërkombëtar.
Medina Ajeti /SHENJA/

