Zyberi: Qytetarët duhet ta shohin MPB-në si mbrojtës së tyre e jo si shkelës të të drejtave të njeriut
Eksperti juridik dhe ish-Avokati i Popullit, Naser Zyberi, në emisionin “IMPAKT” në TV Shenja, ka folur për rënien e besimit të qytetarëve në organet e drejtësisë dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Sipas tij, korrupsioni, nepotizmi dhe perceptimi për njëanshmëri kanë bërë që qytetarët të hezitojnë të kërkojnë drejtësi në institucione.
“Besimi i qytetarëve ka rënë kur janë në pyetje organet e jurisprudencës dhe ndoshta prej këtu buron hezitimi që qytetarët shpeshherë të kërkojnë drejtësi te institucionet, sepse është krijuar bindja se këto institucione nuk ndajnë drejtësi. Përkundrazi, janë të njëanshme, ka elemente të theksuara të nepotizmit, ka elemente shumë të theksuara të korrupsionit dhe ajo që është detyrë themelore e sistemit të drejtësisë, pra ndarja dhe dhënia e të drejtës, mungon. Kjo sigurisht që i deprimоn qytetarët për të ndërmarrë veprime për të kërkuar të drejtën në dyert e gjyqësorit.
Kam përshtypjen se nuk është në një pozitë më të lakmueshme as MPB-ja. Qytetari, pjesëtarin e MPB-së, vetë MPB-ja duhet ta shohë si mbrojtës të të drejtave të njeriut, si garantues të lirisë së qytetarit, si garantues të rendit, e jo si sulmues të të drejtave të qytetarit, jo si shkelës të të drejtave të njeriut. Përkundrazi, duhet të ketë besim se ky institucion është themeluar për t’i mbrojtur qytetarët e jo që qytetarët të shndërrohen në viktima të këtij aparati”, deklaroi Zyberi.

