(VIDEO) Shqipëri, studentët edhe sot në protestë masive, policia hedh gaz lotsjellës

(VIDEO) Shqipëri, studentët edhe sot në protestë masive, policia hedh gaz lotsjellës

Protestat studentore në Shqipëri janë përshkallëzuar, me bojkotimin e mësimit dhe marshimet drejt Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentëve të universiteteve u janë bashkuar edhe gjimnazistë, ndërsa protesta është shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.

MARKETING

Shik.mk

Studentë nga Universiteti i Mjekësisë, UBT-ja, Universiteti Politeknik dhe Fakulteti i Drejtësisë, së bashku me nxënës të gjimnazit “Partizani”, kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit. Përveç kërkesave të tyre, protestuesit kanë shprehur revoltë edhe ndaj dhunës policore gjatë përplasjeve të së martës. Ata kanë deklaruar se nuk kërkojnë dialog me kryeministrin Edi Rama, por dorëheqjen e tij.

Tensionet janë shfaqur edhe në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku protestuesit kanë thyer derën kryesore të godinës. Ndërkohë, para Ministrisë së Arsimit, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Protestat e sotme vijnë pas përplasjeve të dhunshme të një dite më parë, kur Policia e Shtetit arrestoi 16 persona dhe procedoi penalisht 49 të tjerë. Përplasjet e së martës u shoqëruan me dëmtime të pronës publike dhe private, si dhe me përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga policia. Policia po ashtu rrahu me shkopa gome protestuesit, ndërsa një djali19 vjeçar ia theu këmbën. /SHENJA/

 

MARKETING