Doganierët në Bllacë konfiskojnë 595 unaza argjendi të fshehura nën ulëset e veturës

Doganierët në Bllacë konfiskojnë 595 unaza argjendi të fshehura nën ulëset e veturës

Një tentativë për shmangien e detyrimeve doganore është zbuluar në vendkalimin kufitar “Bllacë”, ku zyrtarët doganorë kanë konfiskuar 595 unaza argjendi, të fshehura nën ulëset e një veture.

MARKETING

Shik.mk

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganave, stolitë kishin një peshë të përgjithshme prej 1,7 kilogramësh dhe ishin fshehur në automjet me qëllim shmangien e pagesës së detyrimeve doganore.

Rasti është dokumentuar përmes kamerave trupore të zyrtarëve doganorë, ndërsa ndaj personit përgjegjës pritet të ndërmerret procedurë përkatëse.

Drejtoria e Doganave nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rastin.

MARKETING