VLEN: Tetova po ndryshon me vepra, stadiumi modern po merr formë!

VLEN: Tetova po ndryshon me vepra, stadiumi modern po merr formë!

VLEN ka theksuar rëndësinë e rikonstruktimit të stadiumit të Tetovës, duke e cilësuar këtë projekt si pjesë të vizionit për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë.

MARKETING

Shik.mk

Sipas VLEN-it, modernizimi i stadiumit, nën drejtimin e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, synon të krijojë kushte më të përshtatshme për zhvillimin e futbollit, klubin e Shkëndijës, sportistët e rinj dhe tifozët tetovarë.

Nga kjo parti theksojnë se Tetova ka nevojë për investime konkrete, hapësira moderne sportive dhe më shumë mundësi për zhvillimin e talenteve të reja.

VLEN nënvizon se do të vazhdojë të mbështesë projekte që kontribuojnë në zhvillimin e qytetit dhe sportit, duke e përmbyllur mesazhin me sloganin: “Më pak fjalë, më shumë vepra!”

MARKETING