Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, por rrugët janë të lagështa – apelohet për kujdes të shtuar
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, por rrugët janë të lagështa, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Ndërkohë, në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk janë regjistruar pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga LAMM u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të drejtojnë me kujdes të shtuar.
Vëmendje e veçantë kërkohet gjatë lëvizjes nëpër gryka malore dhe lugina lumenjsh, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut.
Ky paralajmërim vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë, ku drejtuesit e automjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes të shtuar.

