(VIDEO) Grubi është qytetar i lirë, sot i përfundoi paraburgimi shtëpiak

(VIDEO) Grubi është qytetar i lirë, sot i përfundoi paraburgimi shtëpiak

Pas 14 muajsh në arrati dhe 8 muaj në paraburgim, ish zëvendës kryeministri Artan Grubi del në liri. Masa e arrestit shtëpiak skadon për shkak se ka përfunduar afati maksimal ligjor për këtë masë. Sipas ligjit për procedurë penale, paraburgimi që i është caktuar ish zëvendës kryeministrit në rastin konkret mund të zgjas më së shumti 60 ditë, që nga ngritja e aktakuzës.

MARKETING

Shik.mk

Krahas masës së paraburgimit shtëpiak, Grubit i është caktuar edhe masë e përkohshme e marrjes së dokumenteve të udhëtimit. Mirëpo, ai përmes mbrojtjes së tij ka paraqitur garancion prej rreth 336 mijë euro pasuri të paluajtshme që të mund t’i hiqet edhe kjo masë. Nga Gjykata Penale thanë se është formuar lënda dhe e njëjta është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike për mendim dhe pas marrjes së mendimit të tyre, Këshilli Penal do të sjellë vendim.

Artan Grubi është i akuzuar në lëndën “Lotaria Shtetërore” për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit. Ai para gjykate u deklarua i pafajshëm.

Ish-zëvendëskryeminstri, pasi u vendos në Listën e Zezë amerikane dhe pasi u hap hetimi nga Prokuroria për “Lotarinë Shtetërore”, u largua nga vendi dhe më shumë se 14 muaj ishte në arrati. E pas largimit të tij përmes një statusi në facebook tha se është i pastër si loti. Më 23 shkurt të këtij viti ai u kthye në vend duke u dorëzuar në pikën kufitare “Bllacë” dhe më pas u arrestua dhe u dërgua në burgun e Shutkës. Mirëpo Gjykata Penale e Shkupit e zëvendësoi masën e paraburgimit me arrest shtëpiak për shkak të siç thanë informacioneve të klasifikuara nga Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Ministria e Punëve të Brendshme, të cilat alarmuan se siguria dhe jeta e Grubit ishin seriozisht të rrezikuara nëse qëndronte në qeli.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING