Digjen tre vetura në Shkup
Policia e Maqedonisë së Veriut njoftoi se gjatë ditës së djeshme në SPB Shkup, O.A. (54) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, denoncoi se rreth orës 04:00 ishin djegur tre automjete, nga të cilat dy automjete „Seat“ dhe një automjet „BMV“, të gjitha me targa të Shkupit. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse e Shkupit.
Nuk ka persona të lënduar.

