“Safe City” shton “territore”: Prej nesër fillon edhe në këto qytete

“Safe City” shton “territore”: Prej nesër fillon edhe në këto qytete

Nga nesër, 12 tetor, sistemi “Safe City” do të fillojë në territorin e SPB – Ohër, përkatësisht në Ohër, Strugë, Dibër dhe Kërçovë.

MARKETING

Shik.mk

Nga MPB bëjnë të ditur se pas kontrolleve dhe testimeve, kamerat e sistemit do të lëshohen në përdorim në territorin e SPB Ohër.
“Pas kontrolleve teknike dhe testimet përfundimtare, kamerat e sistemit do të lëshohen në përdorim në territorin e SPB Ohër”, thonë nga MPB duke bërë apel që shoferët t’i ndjekin dhe respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të ketë më shumë siguri në komunikacion.

Kujtojmë se sistemi “Safe City” filloi të funksionojë nga 1 shkurti i këtij viti, ndërsa periudha e adaptimit zgjati dy muaj kur qytetarët njoftoheshin për kundërvajtjet në komunikacion, kurse sistemi u testua dhe u avancua.

MARKETING