Mickoski: Le të mos jetë ky 11 Tetor vetëm një ditë përkujtimi, sepse liria është një vepër që çdo brez duhet ta vazhdojë

Mickoski: Le të mos jetë ky 11 Tetor vetëm një ditë përkujtimi, sepse liria është një vepër që çdo brez duhet ta vazhdojë

Le të mos jetë ky 11 Tetor vetëm një ditë përkujtimi. Le të jetë një ditë përgjegjësie të re. Përgjegjësi për të mbrojtur lirinë, shkroi kryeministri Hristijan Mickoski në mesazhin e tij të urimit me rastin e Ditës së Kryengritjes Popullore – 11 Tetorit.
“Tetëdhjetë e pesë vjet më parë, në një nga netët më të vështira në historinë tonë, kishte njerëz që nuk e dinin nëse do ta shihnin mëngjesin. Por ata e dinin se atdheu duhet të shihte një mëngjes më të mirë. Ata nuk kishin asnjë garanci se do të fitonin. Ata nuk kishin siguri se do të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ata nuk kishin asnjë mënyrë për të ditur se si do të dukej bota që do të linin pas. Por ata kishin diçka më të fortë se frika. Ata kishin besim se liria vlente më shumë se jeta e tyre”, shkruan Mickoski në Fejsbuk.
Paraardhësit tanë, shton kryeministri në mesazhin e urimit, bënë atë që dukej e pamundur në kohën e tyre.
“Ata hapën derën e lirisë. Detyra jonë është të sigurohemi që ajo derë të mos mbyllet kurrë dhe që brezat të kalojnë nëpër të, të cilët do të jetojnë më mirë, më të lirë dhe më me dinjitet”, thotë kryeministri.
Ai thotë se ky 11 tetor nuk duhet të jetë vetëm një ditë përkujtimi.
“Le të jetë një ditë përgjegjësie e re. Përgjegjësi për të ruajtur lirinë. Sepse liria nuk është një histori e përfunduar. Liria është një vepër që çdo brez duhet ta vazhdojë. Urime 11 Tetorin! Qoftë e përjetshme Maqedonia!, shkroi Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

MARKETING