Sulm në aeroportin kryesor të kryeqytetit të Arabisë Saudite, 12 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur

Sulm në aeroportin kryesor të kryeqytetit të Arabisë Saudite, 12 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur

Autoritetet saudite kanë bërë të ditur se dymbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 309 të tjerë janë plagosur nga një sulm i ndodhur dje në aeroportin kryesor të kryeqytetit saudit, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Sulmi ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.

Sipas autoriteti i aviacionit civil, në mesin e viktimave janë katër shtetas sauditë, dy shtetas të Bangladeshit dhe nga një shtetas i SHBA-së, Egjiptit, Jordanisë, Sirisë, Palestinës dhe Sudanit.

Autoriteti njoftoi se të plagosurit po marrin trajtim në spitale, ndërsa disa prej tyre ndodhen në gjendje kritike.

Sulmi shkaktoi gjithashtu dëme materiale, të cilat autoritetet ende janë duke i vlerësuar.

Më herët, autoriteti i aviacionit njoftoi se operacionet në aeroport ishin pezulluar përkohësisht pas sulmit në Riad, ndërsa zyrtarët po vlerësonin dëmet dhe po verifikonin sigurinë e objekteve të aeroportit.

Pezullimi ka shkaktuar ndërprerje të fluturimeve, ndërsa pasagjerëve u është këshilluar që të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për të marrë informacion përpara se të nisen drejt aeroportit.

Edhe kompania ajrore Kuwait Airways anuloi fluturimet e së shtunës drejt Riadit dhe fluturimet e kthimit, duke përmendur si arsye mbylljen e aeroportit.

Sulmi ndodhi në një kohë të tensioneve të shtuara, pas një serie sulmesh me raketa dhe dronë nga lëvizja Huthi ndaj aeroporteve dhe objekteve të Arabisë Saudite gjatë ditëve të fundit.

MARKETING